close
Vendi

SULMOHET KREU I KRRE-së MARKO BISLIMOVSKI

RKE

Të Hënën në orët e vona të natës, Arianit Xhaferi, i biri I ish-funksionarit të BDI-së, Musa Xhaferi dhe pronari I kompanisë për furnizim me energji elektrike “U Poëer”, fizikisht ka sulmuar Kryetarin e KRRE-së, Marko Bislimovski. Nëpër rrjetet sociale janë shpërndarë pamje të zënkës së Xhaferit me Bislimovskin.

Lidhur me këtë rast është prononcuar edhe MPB-ja.

“Më 05 10.2021 në ora 23.54 në SPB – Shkup, M.B (45) nga Shkupi ka denoncuar se në verandën e një objekti hotelerik në rajonin Qendër ka qenë fizikisht I sulmuar nga A.XH (28) nga Shkupi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim adekuat” – thonë nga MPB-ja.

Siç shkruajnë mediat në gjuhën maqedone, dëshmitarët kanë thënë se Xhaferi është ulur në tavolinën ku gjendej Bislimovski dhe pas disa minutave të bisedës fizikisht janë përplasur. Sipas Dojche Veles në gjuhën maqedone, Xhaferi së pari ka kërkuar sqarime nga Bislimovski përse Komisioni për Energjetike ka filluar procedurën për marrjen e licensës së firmës së tij, kurse më pas e ka sulmuar fizikisht.

Nga KRRE-ja kanë thënë se pas incidentit, Kryetari Bislimovski ndjehet mirë dhe se sulmi është denoncuar në MPB. Nga atje bëjnë me dije se do të vazhdojnë të mbrojnë konsumatorin dhe të sigurojnë stabilitetin e sistemit elektro-energjetik si dhe konform ligjeve do të vazhdojnë t`I zbatojnë procedurat në bazë të argumenteve e jo të forcës fizike./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia