Sulmohet me mjet shpërthyes objekti i “Elektrokosmet” në veri të Kosovës

Një mjet shpërthyes është hedhur mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 22:45 në objektin e elektro-distribucionit në veri të Mitrovicës.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një transformator dhe disa automjete të cilat kanë qenë të parkuara afër këtij objekti.

Lajmi u konfrimua për Radion Evropa e lire nga Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicën, Besim Hoti, i cili tha se përveç dëmeve material nuk ka patur të lënduar.

“Prokuroria ka nisur hetimin dhe në pritje të ekspertizës përfundimtare mund të konfirmojmë se shpërthimi është shkaktuar nga një lendë plasëse, ndërsa ka nisur puna për riparimin e transformatorit të dëmtuar”, – deklaroi Hoti.

Ngjarja vjen dy ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për energjinë ndërmjet Kosovës e Serbisë, në Bruksel.

Më 21 qershor, në Bruksel u arrit marrëveshja për zbatimin e marëvehshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë, e cila është nënshkruar në vitin 2013, por nuk kishte gjetur zbatim./REL

Lexo gjithashtu
Total
0
Share