close
Sport

SUPERKUPA: REALI KAMPION PASI MUNDI SEVILAN 3 ME 2

real madrid

 

Real Madrid ka fituar Superkupën e Evropës, pasi ka mposhtur Sevillan me rezultat 3:2

Realit i janë dashur vazhdimet për të fituar kundër Sevillas, e cila ka treguar paraqitje fantastike dhe ndeshjen e mbylli me 10 lojtarë.

Real Madrid e nisi ndeshjen më mirë, pasi shënoi e para me golin e Marco Asensio një goditje e jashtëzakonshme dhe ndoshta mund të konsiderohet goli i vitit, por Sevilla u rikthye duke shënuar dy gola me anë të Vazquez dhe Konoplyanka.

Kur pritej që ndeshja të përfundonte, në skenë doli Ramos, i cili shënoi në sekondat e fundit për 2:2

Në vazhdime Sevilla mbeti me 10 lojtarë, pas daljes me të kuq të Kollodzhezhak, ndërsa këtë e shfrytëzoi Reali, që shënoi në minutën e fundit të vazhdimeve me anë të Dani Carvajal. /Agjencitë/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia