close
Top LajmeVendi

SVETA PETKË: BANORËT NISIN VET NDËRTIMIN E UJËSJELLËSIT

Screenshot_6

Banorët e Sveta Petkës të Komunës së Sopishtës të zhgënjyer nga institucionet, kanë vendosur që me vetë iniciativë dhe me vetë financim të rregullojnë ujësjellësin e fshatit. 

“Pa ujë jemi qe 20 vjet. Jo ujë edhe për pirje edhe për larje jemi duke blejtë, prej cisternës. 1000 denarë është 3 tonë ujë.” – tha Erduan Xhaferi, banor i fshatit “Sveta Petkë”.

Iu erdh tek hunda duke pritur institucionet që t’ua rregullojnë ujësjellësin.
“Kemi marrë iniciativën vet, të punojmë vet, me parët e fshatit.
Grumbullimi është prej 100 euro në shtëpi, por të shohim, se mund të bëhet edhe 200 se kushton.” 

Kërkesat e banorëve janë minimale.
“Rrjetin e kemi, vetëm duhet të lidhet me vendin këtu ku e kemi gjet uji.” -thekson njëri nga banorët.

Kryetari i Komunës së Sopishtës thotë se është i gatshëm ti ndihmojë banorët, aq sa ka mundësi. Kërkesat e tyre urgjente janë pranuar, por me rebalancin e buxhetit janë shkurtuar mjetet për ndërtimin e ujësjellësit të “Patishka Rekës” me të cilin do të zgjidhej problemi me ujësjellësin për të gjitha vendbanimet e komunës.

“Nuk mund të them se a është obstruksion, por me rebalancin e ri shkurtohen mjetet për ndërtimin e ujësjellësit nga “Patishka Reka”. Ndërsa me ndërtimin e këtij ujësjellësi do të zgjidheshin problemet me ujin në të gjitha vendbanimet e komunës.” – deklaroi Stefçe Trpkovski, Kryetar i komunës së Sopishtës.

Edhe pse është komunë opozitare, kryetari i komunës nuk mund të thotë se bëhet fjalë për obstruksion nga pushteti qendror, por arsyen se përse këto mjete janë shkurtuar, nuk e dinë. /Furkan Saliu/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia