close
Rajoni

Szunyog: Kosova në BE – hapi i parë , marrëveshja me Serbinë

Tomas-Szunyog-696×452

KOSOVA NUK NDIHMON NË PROCESIN E BASHKËPUNIMIT RAJONAL


Bashkimi Evropian do që të shtojë bashkëpunimin rajonal.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë është i mendimit se mund të funksionojë edhe përfshirja e Kosovës në Ballkanin e Hapur.

THOMASH SZUNYOG – SHEF I ZYRËS SË BE-së NË KOSOVË

Në të njëjtën kohë duhet ta shtyjmë tërë rajonin përpara. BE-ja dëshiron të shoh bashkëpunim rajonal, por Kosova nuk po ndihmon në zhvillimin e proceseve, duke mos lëvizur në këto marrëveshje për lëvizjen e lirë, njohjen e diplomave. Të njëjtën kohë e kuptoj iniciativa për Ballkan të Hapur është që tre vendet e rajonit dëshirojnë të përshpejtojnë fuqinë e lirë për transportin e mallrave. Ballkani i Hapur mund të funksionojë.

Ai këto komente i bëri në një debat të organizuar për ndikimin që ka në Ballkan lufta në Ukrainë.

Kur foli për anëtarësimin e Kosovës në BE, pohoi se normalizimi marrëdhënieve me Serbinë është hapi i parë që duhet të ndërmerret. Tha se para aplikimit Kosova duhet të që të konsultohet me shtetet anëtarë në mënyrë që të arrihen konsensus i përbashkët.

THOMASH SZUNYOG – SHEF I ZYRËS SË BE-së NË KOSOVË

BE pret që Serbia të përafrohet me politikat e BE. Nëse nuk jeni të përafruar nuk mund të futeni në BE. Pritjet janë që Serbia do të përafrohet me të gjitha masat. Normalisht që nuk është vetëm BE-ja, është përgjegjësia e Kosovës të përparojë në rrugëtimin drejt BE-së, të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë është kushti i parë. Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në BE, hapi i parë është përmbyllja e suksesshme e dialogut për marrëveshje finale. Është e rëndësishme që Kosova të lëvizë që aplikacioni të jetë i suksesshëm.

Deputeti i Vetëvendosjes Haku Abazi konsideron se BE-ja duhet të dëshmojë se dëshiron të ecet përpara sa i përket anëtarësimit në këtë union të vendeve të Ballkanit.

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar disa herë se Kosova këtë vit do të aplikoj për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia