close
Top LajmeVendi

TABELAT ME EMRIN E RI: PRITET DRITË JESHILE NGA QEVERIA

qeveria-ndertesa22_1549873904-6316038

Me një ceremoni solemne nesër do të vendoset flamuri i NATO-s para Qeverisë së Maqedonisë, e cila së shpejti do ta ketë emrin Republika e Maqedonisë së Veriut – ka paralajmëruar shërbimi i shtypit i Qeverisë. Sic njoftohet, në kuadër të kësaj ngjarjeje, të pranishmëve do tu drejtohet edhe Kryeministri Zoran Zaev. Paraprakisht sot në mëngjes nga Qeveria ishte mënjanuar mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë”.

Tabelat me emrin e ri të shtetit janë gati dhe po presin vetëm aprovimin e Qeverisë. Do të fillohet me pikat kufitare, “Tabanovc” dhe Gjevgjeli, e mund që ndryshimi i tabelave të fillojë që sonte.
Pritet shpallja e vendimit nga ana e Qeverisë në Gazetën Zyrtare se ka hyrë në përdorim emri i ri i shtetit, që të fillohet me ndryshimin e tabelave.
Ndërkohë Qeveria po përgatite që ta ngritë flamurin para godinës. Ajo do të bëhet nesër në ceremoni solemne, e përgatitjet filluan sot. Përveç karrigeve të vendosura para Qeverisë, janë larguar edhe shkronjat lartë ku shkruante Qeveria e Republikës së Maqedonisë.
Ekziston mundësia që shkronjat e reja të vendosen sonte, që flamuri i NATO-së të ngritët bashkë me atë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Komisioni Ligjdhënës i Kuvendit Shqiptar dha dritë jeshile për ta votuar protokollin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
Seanca plenare do të jetë të enjten, kurse i ftuar është edhe kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia