close
EkonomiVendi

TAKIM I KOMITETIT NACIONAL INVESTUES: DEFINOHEN PRIORITETET 

Untitled_Panorama1

Realizimi gjatë periudhës së ardhshme


Zëvendës-kryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e IPA koordinatorit Nacional (NIPAK), së bashku me kolegun e tij, Zëvendës-kryetar i Qeverisë për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev kryesuan takimin e sotëm të Komitetit Nacional Investues në përbërje të plotë, në të cilën krahas përfaqësuesve të qeverisë të përfshirë ishin edhe donatorët më të mëdhenj të ndihmës së huaj për projektet e mëdha në Maqedoni.

Siç thuhet në komunikatë, deri më tani, vetëm përmes instrumentit “Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor” janë shfrytëzuar 112,8 milionë euro për realizim të 29 projekteve të financuar nga ana e Komisionit Evropian. Në kuadër të thirrjes së tretë nga korniza investuese –vazhdon komunikata- dy projektet e paraqitura, me vlerë të përgjithshme rreth 23 milionë euro morën dritë jeshile politike në Samitet në Londër dhe Sofje, si dhe vlerësim pozitiv nga“Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor” ku dhe pritet miratimi përfundimtar muajin e ardhshëm.

Në vazhdim u njoftua edhe për listën e projekteve investuese prioritare, që Qeveria miratoi në mbledhjen e djeshme, ku dhe u definuan projektet ku donatorët do të mund të kontribuojnë me grante për realizimin e tyre në kuadër të thirrjes së katërt . Projektet e mëdha për të cilat do të kërkohen grante janë për autostradën Shkup –Blacë për ndërlidhjen e Maqedonisë me autostradën nga ana e Kosovës, ku do të kërkohen grante nga 26,7 milion euro, më pas kalimi i përbashkët kufirit hekurudhor me Serbinë në Tabanovc në vlerë prej më shumë se 5 milion euro, si dhe lidhja gazifikuese me Republikën e Greqisë prej 10 milion eurosh. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia