Takim i lamtumirës I kryetarit Xhaferi me ambasadoren Zadorozhnjuk

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim lamtumire me ambasadoren e Ukrainës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh. S. Natalija Zadorozhnjuk.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Kryetari Xhaferi shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ambasadës së Ukrainës, si edhe për kontributin aktiv të ambasadores në avancimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet dy shteteve. Ai e përsëriti mbështetjen e fuqishme dhe të padyshimtë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës në kufijtë e pranuara ndërkombëtare dhe nënvizoi se Republika e Maqedonisë së  Veriut iu bashkëngjit të gjitha masave dhe sanksioneve restriktive ndaj Federatës Ruse. Kryetari njëherazi drejtoi edhe urime ndaj Ukrainës për fitimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe e theksoi gatishmërinë tonë për mbështetjen e procesit të eurointegrimit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ambasadorja Zadorozhnjuk falënderoi për mbështetjen e përgjithshme politike, ekonomike, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën nga Republika e Maqedonisë së Veriut, a sidomos për kontributin personal të Kryetarit Xhaferi i cili ishte njëri ndër Kryeparlamentarët e parë dhe funksionar i lartë nga Ballkani Perëndimor që e vizitoi Ukrainën në prill këtë vit. Njëherazi, ajo drejtoi falënderim edhe për “Deklaratën рër dënimin e sulmeve ushtarake që e rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës”, që e miratoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ambasadorja e informoi Kryetarin e Kuvendit për gjendjen aktuale në Ukrainë, a foli edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe këmbimit tregtar ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës, si edhe për zgjerimin e kornizës së marrëveshjeve-juridike ndërmjet dy vendeve, në kuadër të mandatit të saj.

Xhaferi dhe Zadorozhnjuk u pajtuan se Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Ukraina kanë marrëdhënie shumë të mira bilaterale, ndërsa në vitet e fundit dinamikë të konsiderueshme kishte edhe bashkëpunimi ndërparlamentar. Duke e pasur parasysh potencialin shumë të madh për bashkëpunim të ndërsjellë në fusha të ndryshme, ato shprehën shpresë se në kohë sa më të shpejtë do të krijohen kushte për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit më të afërt.

Kryetari Xhaferi shprehu bindjen se edhe në të ardhme do të vazhdojë mbështetja dhe bashkëpunimi me ambasadoren Zadorozhnjuk, e cila është mik shumëvjeçar dhe i dëshmuar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai i dhuroi ambasadores Mirënjohje për kontributin e saj dhe i uroi sukses në përmbushjen e detyrave të reja.

 

 

 

 

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share