close
Sport

TAKIM I PËRFAQËSUESËVE TË VENDEVE PJESËMARRËSE NË BALOTAZH

Foto balotazhi SPORT

ITALI – RMV LUHET MË 24 MARS NË PALERMO


 

 Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Italisë, Portugalisë dhe Turqisë, pjesëmarrëse në ndeshjet e balotazhit  për kualifikim në Kampionatin botëror Katari – 2022 mbajtën një takim on-line për të diskutuar sfidat organizative për duelet e marsit të vitit të ardhshëm.

 

Maqedonia e Veriut më 24 mars do të luaj në Palermo kundër Italisë në ndeshjen e parë të balotazhit për një vend në finale për Botërorin në Katar 2022. Sipas rregullave, federata jonë do të mund të llogarisë në afro 1300 bileta apo pesë për qind e kapacitetit total të stadiumit “Renzo Barbera”.

 

Kombëtarja jonë do të jetë mysafire në finale nëse arrijm të eliminojmë kampionin e Evropës Italinë.

 

Ndeshja e dytë e Balotazhit mes Portugalisë dhe Turqisë do të luhet në “Dragoa” të Portos dhe nëse portugezët sigurojnë finalen, kualifikimi për Botërorin do të luhet sërish në stadiumin e Portos. Në rast se Turqia mund Portugalinë, Federata Turke e Futbollit ka caktuar stadiumin Konyaspor për të pritur finalen./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia