Takim i Presidentit Pendarovski me Sir Stuard Peach Përfaqsues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Presidenti i vendit Stevo Prendarovski në kuadër të Forumit të Prespës për Dialog u takua me Përfaqsuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuard Peach. Në kuadër të aspiratave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, presidenti Pendarovski tha se zhbllokimi i procesit dhe hapja e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin e rajonit.

Situata aktuale në rajon u diskutua në takim në dritën e aktiviteteve të Peach si Përfaqësues Special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.   Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski theksoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për ruajtjen e prosperitetit dhe sigurisë në rajon.

Mbretëria e Bashkuar, tha presidenti Pendarovski, është një mik i dëshmuar i Maqedonisë së Veriut dhe një mbështetës i fortë në përmbushjen e qëllimeve të saj strategjike dhe shprehu shpresën për mbështetje të vazhdueshme për forcimin e stabilitetit, demokracisë, sundimit të ligjit dhe luftimit të krimit dhe korrupsionit. Në kuadër të aspiratave të Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, presidenti Pendarovski tha se zhbllokimi i procesit dhe hapja e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin e rajonit.   Në takim, presidenti Pendarovski dhe përfaqësuesja speciale Peach shkëmbyen mendime dhe informacione për pushtimin rus në Ukrainë, si dhe për veprimet e dy vendeve në kuadër të Aleancës NATO në këtë çështje. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share