close
Rajoni

TAKIMI I LIDERËVE BALLKANIK: PJESËMARRJA E HOTIT NË PIKËPYETJE

Avdullah-Hoti-LDK-650×358

“ENDE NUK KA NJË FTESË PËR TAKIMIN E SË PREMTES”


Ende nuk dihet nëse kryeministri Avdullah Hoti do të marrë pjesë në takimin virtual që zhvillohet të premten në mes të liderëve të rajonit, e që është në kuadër të minishengenit Ballkanik. Në marrëveshjen e Uashingtonit Kosova ka pranuar të jetë pjesë e kësaj nisme.

Kosova kishte refuzuar me ngulm që të jetë pjesë e minishengenit Ballkanit, madje për këtë cështje kishte qëndrime të njëjta të të gjithë liderëve institucional dhe partiak.

Por nga ky qëndrim u desh të zmbrapjes kryeministri Avdullah Hoti, pasi një ndër pikat e marrëveshjes së Uashingtonit ishte pjesëmarrja e Kosovës në minishengenin Ballkanik.

Kryeministri Avdullah Hoti për takimin e së premtes I cili është në kuadër të minishengenit Ballkanit ende nuk ka marrë ftesë, e që organizohet nga Serbia.

Stand up

Për këtë cështje është diskutuar edhe gjatë vizitës që kryeministri Hoti  në Maqedoninë e Verit ku kryeministri  maqedonas Zaev ka thënë se në takimin e së premtes do të kërkojë nga liderët rajonal që edhe Kosova të marrë pjesë në këto takime.

Kryeministri Hoti vazhdimisht kishte qenë kundër kësaj iniciative, madje edhe pas nënshkrimit të marrëveshjes në Uashington ka deklaruar se këtë pikë e ka nënshkruar vetëm pse i është kërkuar nga SHBA-ja. /Blerta Dalloshi Berisha – TvKlan Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia