close
Vendi

Takimi i liderëve: Emri – është apo jo, pjesë e bisedimeve

liderska-sredba-620×360

Java e ardhshme pritet të jetë përcaktuese për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për krizën politike në Maqedoni. Kodi zdhedhor do ta përcaktojë kohën e dorëheqjes së kryeministrave në të ardhmen, në periuhdën parazgjedhore. Burrime nga partia shqiptare në pushtet,thonë se në fazën tjetër të bisedimeve, në rend dite do të jenë edhe çështja e emrit dhe çështjet e karakterit etnik.

Kjo është fundjava e fundit, para fillimit të zgjidhjes së Nyjes Gordiane, të quajtur skena politike në Maqedoni. Liderët e dy partive më të mëdha maqedonase, kryeministri Gruevski dhe kreu i opozitës Zaev, siç duket janë duke bërë përgatitjet e fundit, para takimit të ditës së hënë, kur pritet të zhvillohet takimi i liderëve, në të cilin do të ketë zgjidhje për ngërçin politik.

Burime nga partitë pjesëmarrëse në takimin e liderëve, kanë bërë të ditur se të hënën, pritet të arrihet përparim mjaft i madh në biseëdime, ndoshta edhe të arrihet një marrëveshje e precizuar për dalje nga kriza politike.

Kryeministri Nikolla Gruevski gjatë ditës së sotme deklaroi se ai pret që dalja nga kjo krizë të arrihet nëpërmjet ndonjë zgjidhje të pranueshme, respektivisht, nëpërmjet ndonjë kompromisi të pranueshëm. Sipas tij, tani për tani nga ana tjetër, duke aluduar me këtë rast në LSDM-në, nuk janë duke shkuar në drejtim të gjetjes së zgjidhjes, porse janë duke bërë gjithçka që të mos arrihet marrëveshje. Sipas Gruevskit, opozita , në këtë mënyrë, shpreson se do të vije deri tek rënia e ekonomisë dhe mundësisë që njerëzit të fillojnë të zhgënjehen nga VMRO-DPMNE dhe të votojnë për LSDM-në.

Megjithatë, se java e ardhshme është përcaktuese, mund të kuptohet edhe nga deklarata e djeshme e kryetarit të PDSH-së, i cili në mes tjerash përmendi edhe çështjen e emrit si pjesë të bisedimeve, për të cilën nga partia kryeministrit Gruesvki, mbrëmë thanëse nuk është e vërtëtë, e megjithatë burrime edhe nga partia shqiptare në pushtet, BDI, thonë se çështja e emrit, është pjesë e bisedimeve. ndërkohë që VMRO-DPMNE dhe LSDM, ditëve të fundit janë më të përmbajtura në deklarimet e tyre. Si do që të jetë, gati të gjithë jaqnë të një mendimi, se ardhja e diplomates amerikane Viktoria Nuland, mund të përshpejtojë gjetjen e zgjidhjes për krizën aktuel politike. Burime diplomatike, bëjnë të ditur, se tani më në tryezën e bisedimeve janë tajmingu i tërheqjes së kryeministrit Gruevski nga pozita e tij si dhe ndarja e pushtetit në ministritë për punë të brendshme, punë dhe politikë sociale, financa dhe bujqësi.

Bëhet e ditur se kompromisi kërkohet në mes katër posteve ministrore të cilat i kërkon opozita dhe katër supervizorëve me nënshkrime të krytëzuara që i ofron Gruevski. Sipas këtyre burrimeve, Gruevski do të duhej të tërhiqej nga posti i tij, katë muaj para zgjedhjebe, gjë që do të rregullohej me Kodin zgjedhor dhe do të vlejë për të gjitha qeveritë në të ardhmen.

Poashtu bëhet e ditur se pjesë e bisedimeve dhe marrëveshjes eventuale do të jenë edhe kërkesat e shqiptarëve, por edhe çështja e emrit. Nga BDI, bëhet e ditur se tani për tani çështja e emrit nuk është hapur në takimet e liderëve, por shtojnë se për zgjidhjen e kësaj çështje do të bisedohet në grupe punuese që duhet ti zbatojnë në vepër sipas marrëveshjes së 2 qershorit.

Ata thonë gjithashtu se në agjendën e grupit të punës të përbërë nga 4 partitë, i cili do të përpilojë në mënyrë më të detajuar marrëveshjen, në listën e negociatave janë inkorporuar edhe çështje të karakterit etnik.

Ndarja e 3 posteve më të rëndësishme shtetërore me rotacion,

Politikat gjuhësore, Ndarja fer dhe e drejtë e buxhetit, Zhvillimi i barabartë rajonal, Çështja e gjuhës, Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, Konsensualiteti, Pajtimi, Simbolet kombëtare, Marrëveshja e 29 majit, Kanal shtetëror  24 orësh në gjuhën shqipe, masa të mirëbesimit, dhe Resocializimi, janë vetëm disa nga pikat që do të bisedohen nga grupi i 4 shoqëruesve të liderëve, në negociatat e mëtejshme, bëhet e ditur nga BDI.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia