close
Top LajmeVendi

TAKIMI I LIDERËVE: REAGOJNË PARTITË SHQIPTARE

Screenshot_6

Partitë politike shqiptare kanë reaguar lidhur me takimin mes dy liderëve të partive maqedonase Zaevit dhe Mickoskit. Ata shprehen kundër përjashtimit të faktorit shqiptar nga ky takim. ASH-ja dhe Lëvizja BESA kërkojnë angazhimin e profesionistëve nga BE-ja ose SHBA-ja për zbardhjen e proceseve hetimore në vend.

Një tryezë e përbashkët e partive politike në një format të gjërë, ku do arrihej një konsenzus politik për një pikë të vetme, edhe atë të sillen ndryshime të kodit zgjedhor dhe të merret një vendim që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe paralelisht më këtë të caktohet një zyrtarë nga BE-ja apo SHBA-ja, si bartës i reformave në vend. Kjo sipas ASH-së do të ishte zgjidhja e vetme e daljes së vendit nga kriza. Sa i përket takimit të liderëve mes Zaevit dhe Mickoskit, ASH-ja kategorikisht ka kundërshtuar idenë e përjashtimit të faktorit politik shqiptar nga ky takim.

Në BDI thonë se i mbeten parimor funksionimit të shtetit të së drejtës dhe, sa i përket Ligjit të Prokurorisë Publike dhe statusit të PSP-së për këtë dallimet janë kryesisht mes dy partive më të mëdha maqedonase.

“Vlerësojmë se Këshilli gjyqësor, Këshilli i prokurorëve bashkë me gjykatës e prokuror si dhe të gjitha institucionet tjera dhe bartësit e funksioneve publike, vendimet e tyre duhet ti marrin vetëm e vetëm në përputhje me ligjin dhe duke u bazuar në fakte. Bashkimi Demokratik për Integrim distancohet nga çdo ndërhyrje politike në vendimet e institucioneve ligjzbatuese dhe konsideron që drejtësia joselektive dhe sundimi i drejtë i ligjit do të sigurohet nëpërmjet të vetingut të mirëfilltë dhe kjo paraqet prioritetin tonë absolut.’ -thonë nga BDI.

“Çfarëdo marrëveshje që do të arrinin Zaev dhe Mickoski për Ligjin për Prokurorinë dhe për ‘Bombat’ e PSP-së, për Lëvizjen BESA do të jetë e papranueshme nëse pjesë e Marrëveshjes nuk do të jetë që proceset hetimore dhe gjyqësore të dala nga ‘Bombat’ e PSP-në nuk shqyrtohen edhe nga profesionistë nga SHBA dhe BE! –Kështu është shprehur në Facebook Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami. Nëse një gjë e këtillë nuk është pjesë e Marrëveshjes, atëherë me automatizëm nënkuptohet se Zaev dhe Mickovski kanë arritur marrëveshje vetëm për të mbrojtur kriminelët e tyre partiakë dhe ata që shkatërruan shtetin vetëm për t`u pasuruar vetë!”-thuhet në postimin e kreut të Lëvizjes Besa.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia