close
Top LajmeVendi

TAKIMI NË OHËR RRETH MINI-SHENGENIT BALLKANIK

Screenshot_7

Ibraimi: Nacionalizëm dhe hegjemoni


‘Pa pjesëmarrjen e Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, nuk mund të kemi një Ballkan të shekullit 21, por një Ballkan të shekullit 18, ku nacionalizmi dhe hegjemonia e shteteve më të mëdha ekonomike dhe politike do të mbisundonin tregjet dhe politikat e shteteve me kapacitete mw të vogla, deklaron analisti Selim Ibraimi, duke komentuar takimin e djeshëm në Ohër. Ibraimi sugjeron që ky format i realizuar për mini -shengenin ballkanik duhet parë edhe më tej se si do të zhvillohet.

Duke komentuar takimin e djeshëm mes kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe presidentit serb në Ohër rreth Mini – Shengenit ballkanik, analisti Selim Ibraimi thekson se përveç pikave pozitive që mund të ketë në lirinë e njerëzve dhe tregtinë rajonale, mungesa e Kosovës në këtë takim flet për siç u shpreh Ibraimi, hegjemoni të shekullit të 18, dhe poashtu shton se ky union ka ardhur si reflektim i dështimit të datës dhe forcimit të apetiteve të këtyre shteteve për një union më ndryshe.

‘Ka disa efekteve negative siç është mospjesëmarrja e Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës, pa këta të dyja shtetet nuk mund të kemi një Ballkan të shekullit 21, por një Ballkan të shekullit 18,  ku nacionalizmi dhe hegjemonia e shteteve më të mëdhaja ekonomike dhe politike do të mbisundonin tregjet dhe politikat e shteteve me kapacitete me të vogla. Prandaj ky format duhet parë më tej se si do të zhvillohet.” – tha Selim Ibraimi, analist.

Ibraimi deklaron se për të pasur një Ballkan të shekullit 21, shtetet duhet të realizojnë reforma të mëdha dhe të njëjtat të zhdukin aferat dhe format e tjera kriminale që ndikojnë në proceset demokratike.

‘Jam për një Ballkan të shekullit 21, por jo me këto shtete të cilat i shohim. Jo me një Serbi e cila bllokon Kosovën në të gjitha anët, jo me një Maqedoni e cila ka pengesa të ndryshme, jam për një Ballkan të shekullit 21 të reformuar, dhe pa korrupsion të liderëve të cilët janë të zhytur në forma të ndryshme në krim të organizuar, dhe në afera të cilat ndikojnë në proceset demokratike në këto vende.’-deklaroi Selim Ibraimi, analist.

Takimi i radhës do të mbahet më 21 dhjetor në Durrës ku Kryeministri shqiptar Edi Rama ju bëri thirrje të gjithë përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perëndimor të jenë pjesëmarrës. /Blerona Jakupi/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia