close
Vendi

“TAKSA EKOLOGJIKE” PËRPLAS PUSHTETIN DHE OPOZITËN

E199EC44-0F71-42CE-AFF1-9B9AC425E5F0

VMRO: KJO ËSHTË TAKSË KRIZE. LSDM: VMRO PO BLLOKON MASA PËR INVESTIME EKOLOGJIKE


Taksa ekologjike e propozuar nga Qeveria, ka përplasur edhe njëherë pushtetin dhe opozitën. Nga VMRO-DPMNE edhe pas paralajmërimit se do ta bllokojnë këtë ligj në Kuvend, kanë reaguar sot edhe nëpërmjet një konference për mediat, duke e cilësuar këtë si taksë krize dhe jo ekologjike.

Dimçe Arsovski, VMRO-DPMNE

“Taksa e krizës së Zaevit prej 4.13 denarë për karburantet do të rrisë përgjithmonë çmimin e karburanteve dhe kështu detyrimet e reja të vendosura personalisht nga Zoran Zaev dhe personalisht kjo qeveri e kotë e LSDM-së për një litër karburant do të jetë 14 denarë. Këto janë para që qytetarët e Maqedonisë duhet t’i paguajnë, pa marrë parasysh sa është e ulët apo e lartë çmimi i naftës në bursat botërore.”

Nga LSDM kanë theksuar se VMRO-DPMNE po bllokon masat për investime ekologjike, dhe se kjo parti me në krye Hristijan Mickovskin janë, siç thuhet në komunikatë, dëmtuesit më të mëdhenj të shëndetit të qytetarëve

LSDM

“Si pushtet VMRO-DPMNE nxiste ndotje të ajrit dhe mjedisit jetësorë, ndërsa tani si opozitë bllokon zgjidhje ligjore, me të cilat sigurohen më shumë mjete për investime në burime të energjisë ekologjike dhe të ripërtëritshme.”

Me ndryshim të ligjit për mjedis jetësorë parashihet rritje e taksës ekologjike, gjegjësisht rritje e detyrimit për importin e derivateve të naftës në vend me 3.5 denarë për benzinë motorike me përmbajtje plumbi më të lartë se 0,013 g për litër. Sipas Qeverisë qëllimi kryesorë I kësaj është rregullimi I mëtejshëm I pjesës së financimit në mjedis, zbatimi I qëndrueshëm I parimit “ndotësi paguan” dhe mbledhja e fondeve të nevojshme për të marrë masa dhe aktivitete për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia