close
Bota

TALIBANËT ÇMOJNË LARTË SULMUESIT VETËVRASËS

TAL

MINISTRI I BRENDSHËM PREMTON TOKË PËR FAMILJARËT E TYRE

Në Kabul, ministri i Brendshëm taliban, të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur terrorist global, Sirajuddin Haqqani, ka organizuar një ceremoni për nder të vetëvrasësve-bombëhedhës të cilët cilësohen si përgjegjës për vrasjen e mijëra trupave amerikane dhe aleate në Afganistan. Agjencitë e lajmeve thonë se talebanët, si shpërblim, familjarëve të tyre u kanë premtuar shumë toka.

Ministri i Brendshëm në qeverinë talibane, Sirajuddin Haqqani, në një manifestim të mbajtur në fillim-javë në Kabul, ka glorifikuar luftëtarët të cilët humbën jetën në sulmet vetëvrasëse duke i cilësuar ata si ‘heronj të islamit dhe vendit’. Në fund të ceremonisë, familjarëve të tyre u ka dhënë nga 125 dollarë duke iu premtuar edhe nga një copë toke. Agjenci Associated Press thotë se ky gjes provokativ bie ndesh me orvatjet e tyre për të siguruar mbështetje ndërkombëtare. Zëri i Amerikës vlerëson se forca financiare dhe ushtarake e rrjetit të ministrit të Brendshëm në detyrë, Haqqani, ka qenë me rëndësi vendimtare që talibanët të zgjerojnë kryengritjen e tyre që u kurorëzua me marrjen e pushtetit në Afganistan. Administrata e amerikane kishte premtuar dhjetë milion dollarë për këdo që do të jepte informacione që do të çonin në kapjen e tij.

Zhvillimi në Kabul i paraprinë takimit të sotëm në Moskë mes një përfaqësie të talibanëve, atyre të Rusisë dhe Kinës e Pakistanit, vende këto që kufizohen me Afganistanin. Zyrtarë të këtyre shteteve thanë të martën thanë se kishin rënë dakord që të ofrojnë ndihmë humanitare e ekonomike, ndërsa pala talibane pritet që të shtrojë çështjen e njohjes së qeverisë së re në Kabul. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, ndërkaq ka përmendur ‘arsye logjistike’ për mospjesëmarrjen e delegacionit amerikan në takimin e Moskës./Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia