close
Top LajmeVendi

TARAVARI: NË ÇDO KOMUNË SHQIPTARE TË MBËSHTESIM RIVALIN E BDI-së

Screenshot_1-66-696×397

OSMANI: SHQETËSUES PARALAJMËRIMI I OPOZITËS PËR KËRÇOVËN

Koalicionet për raundin e dytë hapin sërish temat ku në fokus është shqiptarizmi tek kampi politik shqiptar. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, e ka interpretuar deklaratën e djeshme të Sekretarit të përgjithshëm të Aleancës, Arben Taravarit, si përkrahje të hapur për kandidatit e VMRO DPMNE-së në Kërçovë.

BUJAR OSMANI, ZËDHËNËS I BDI-SË
Ajo që është shqetësuese është bashkëpunimi në Kërçovë me VMRO DPMNE-në, në Vrapçishtë, në Haraçinë. Këto janë çështje që duhet ti mendojnë thellë qytetarët se çka bën interesi partiak, çka bën interesi për pushtet, deformon çdo përpjekje, qoftë kombëtare qoftë njerëzore.
Ka pasur dilemë në mes dy Fatmirave. Kërçovarët nuk kanë dilemë. Vetëm Arben Taravari dhe klika e tij kanë dilemë, Fatmir Deharin apo Aleksandrin në Kërçovë.

E Taravari thotë se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.

ARBEN TARAVARI, SEKRETAR I ASH-së
Ne si opozitë shqiptare, këtë e flas në emrin tim personal, është e logjikshme që çdo kandidat shqiptar që garon në komunat shqiptare të përkrahet prej Aleancës dhe Alternativës. Por ky ishte qëndrim im personal dhe qëndrimi partiak dhe koordinimi me partnerin e koalicionit tek do vijë. Domethënë nuk e kam përmend as Kumanovën, as Kërçovën e as ndonjë komunë tjetër. Kam thënë se unë mendoj që ne duhet të qëndrojmë mbas çdo kandidati shqiptar që konkurron dhe nuk është BDI.

Osmani hapi edhe çështjen për zgjerimin e qeverisë. Paralajmëroi se koalicioni do të zgjerohet pas zgjedhjeve.

Janë prononcuar edhe partnerët tjerë shqiptarë të koalicionit.

PDSH
Partia Demokratike Shqiptare vazhdon të jetë pjesë e kësaj qeverie duke dhënë kontributin e vet modest për mirëqenien e qytetarëve,  procesin e reformave dhe atë integrues.

LËVIZJA BESA
Lëvizja BESA njofton opinionin se Koalicioni Qeveritar është stabil përkundër se në disa vende, në rrethin e dytë, garojmë mes veti. Shumica qeveritare është stabile dhe është duke punuar në interes të qytetarëve. Progresi I vendit është qëllimi ynë i përbashkët.

Paralajmërim për përbërje të re qeverisëse pati edhe nga VMRO DPMNE. Në ditën e zgjedhjeve, Mickoski paralajmëroi se mund të ketë shumicë të re, pas rezultati të mirë që e pati partia në raundin e parë të zgjedhjeve lokale./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia