close
Top LajmeVendi

TARAVARI: NUK DO TË JEM SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I ASH-së

Screenshot_28

NË KUVENDIN QENDROR PËRGJEGJËSI NGA TË GJITHA STRUKTURAT

Sekretari I Përgjithshëm I ASH-së, Arben Taravari, në një pronocim për Klan-M, njofton se në Kuvendin Qendror të ASH-së, që pritet të mbahet më 25 Dhjetor, rreth rezultateve të fundit të zgjedhjeve lokale do kërkohet përgjegjësi nga të gjitha strukturat partiake.

ARBEN TARAVARI – SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I ASH-së

Para saj vendosëm të mbahen kuvendet e të gjitha degëve dhe të analizohen rezultatet, dhe të gjitha raportet t`i dërgohen Kuvendit Qendror, që të shihen analizat për  rezultatet e zgjedhjeve lokale për vitin 2021.Fraksione mbrenda degëve kanë bërë luftën dhe kjo na ka sjellë rezultat jo të mirë, në disa degë. Po prandaj themë, në kuvend duhet të bisedohet edhe të gjitha opsionet janë të hapura, prej asgjëje nuk ikim.

Sipas Taravarit Kongresi partiake pritet të mbahet në Mars ose Prill të vit të ardhshëm. Për kreun partiak preferon Ziadin Selën, duke thënë se gara është e hapur, duke mos e mohuar edhe kandidimin e tij.

ARBEN TARAVARI

Personalisht mendoj se Ziadini duhet të vazhdon, personalisht mendoj, po e shohim përsëri. Them, çdokush, Kongresi është i hapur, çdokush mund të kandidojë, edhe kush fiton, ja urojmë e përkrahim dhe vazhdojmë me punë.

Taravari, për një gjë shprehet I sigurtë. Për Klan M tha se në të ardhmen nuk do të jetë Sekretar I Përgjithshëm I ASH-së.

 

ARBEN TARAVARI

Personalisht, mendoj se sekretar general i partisë, duhet të zgjidhet ndonjë kuadër më i ri, që ka më shumë kohë. Unë me siguri, nuk do jem sekretar përsëri I Aleancës për Shqiptarët, kjo është definitive vendimi im, që nuk mund të kthehet.

 

Në zgjedhjet e fundit lokale, Aleanca për Shqiptarët fitoi dy komuna por humbi rreth 26 mijë vota në krahasim me zgjedhjet e fundit parlamentare./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia