close
Top LajmeVendi

TARAVARI: RASTI I 17 VJEÇARES – TRAGJEDI

Screenshot_4

Rasti tragjik nuk është dështim i udhëheqësisë komunale


“Çdo gjë buron nga thashethemet të cilat më shumë u shpërndanë si lajm për vdekjen e 17 vjeçares” u shpreh Kryetari i Komunës së Gostivarit Arben Taravari, në konferencën e sotme për shtyp për rastin e së hënës ku mbeti e vdekur 17 vjeçarja trupi i së cilës u gjetë në rrjedhën e lumit Vardar. Ai më tej shtoi se: “Rasti i tragjedisë nuk është shkaktuar nga asnjë pakujdesi, por vetëm nga fati që luan lojëra të tilla tragjike.

Taravari u shpreh se e vërteta është ndryshe, por nuk e tregoi të plotë, për të cilën rekomandoi që e njëjta të mësohet nga policia dhe organet hetuese.

“Ndërsa nga raporti policorë për datën 5 Nëntor thuhej se rreth orës 19:15, është paraqitur se në Gostivar, një 17 vjeçare nga fshati Zdunjë i Gostivarit, duke ikur nga qentë endacak, është rrëzuar në ujërat e lumit Vardar në afërsi të urës. Në ora 22:30, vajza është gjetur pa shenja jete në afërsi të urës në fshatin Balindoll të Gostivarit.’-tha Arben Taravari- Kryetar i Komunës së Gostivarit.

Në pyetjen e gazetarëve për çështjen e problemit të qenve endacak, Taravari u shpreh se me të gjitha masat që janë marrë nga Komuna e Gostivarit, ky rast tragjik ka ndodhur në një komunë ku më së shumti punohet në këtë drejtim.

Ndryshe, siç u tha në këtë konferencë shtypi, duhej të ishte i pranishëm edhe prindi i së ndjerës i cili është mbajtur në polici, për shkak të siç thuhet, procedurave që po zhvillohen për zbardhjen e plotë të rastit. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia