close
Vendi

TARAVARI-SHABANI: SFIDAT E MËSIMIT NË KUSHTE TË PANDEMISË

22E36425-459D-4643-89E5-9DD8D667E13A

PRINDËRIT DHE MËSIMDHËNËSIT INSISTOJNË PËR PREZENCË FIZIKE


Zv.ministri i arsimit, Arafat Shabani sëbashku me kryetarin e komunës së Gostivarit, Arben Taravari, vizituan disa shkolla në Gostivar, ku sëbashku me mësimdhënësit dhe prindërit diskutuan  për problemet me të cilat përballen nxënësit gjatë procesit mësimor në kushte pandemie.
Sipas zv.ministrit të arsimit, Arafat Shabani, pavarësisht se në Gostivar situata epidemiologjike është më e mirë se në qytetet e tjera, përsëri është Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ai që do të vendos se si do të zhvillohet procesi mësimor.

‘Në krahasim me qytetet e tjera aspekti epidemiologjik është më mirë, dhe ajo është kusht për ecurinë e mbajtjes së procesit mësimor në mënyrë fizike ose online, sepse ky proces është dinamik, varësisht KSN, ç’do javë e shikojnë situatën dhe japin rekomandime.’ Tha Zv/Ministri i Arsimit, Arafat Shabani

Edhe kreu i Gostivarit, Taravari, thekson se ka opsione për mësim me prezencë fizike, bazuar në situatën epidemiologjike por edhe në insistimin e prindërve dhe mësimdhënësve. 

‘Numrat e të infektuarve në Gostivar nuk u rritën as me hapjen e çerdheve, as me hapjen e shkollave, tani për tani Gostivari ka dikundi rreth 58 raste aktive, dmth nuk kishte ndonjë impakt hapja e çerdheve dhe shkollave, pse jo të mendojmë edhe për opsione të tjera, me të cilat do të ishin të kënaqur edhe prindërit edhe nxënësit edhe mësimdhënësit.’ tha Keyetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari


Prindërit dhe mësimdhënësit insistojnë që procesi mësimor në shkollat e Gostivarit të mbahet në katër ndërrime, me një orë që do të zgjasë rreth 25 minuta dhe siç thonë, duke iu përmbajtur gjithnjë rekomandimeve të dhëna nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia