close
Vendi

TASEVA: PARREGULLËSI GJATË PUNËSIMEVE NËPËR INSTITUCIONE

3

IVANOVSKA: NEVOJITEN NDRYSHIME NË RREGULLATIVAT LIGJORE


Transparency International përmes nja analize ka nxjerrë rreth 50 rekomandime dhe 150 aktivitete që duhet të ndërmerren me qëllim që vendi të ketë institucione funksionale dhe punësime të përshtatshme. 

 

Institucione jofunksionale me punësime të papërshtatshme deri në pesëfish numër më të madh të të punësuarve në krahasim me nevojën si dhe institucione ku nuk ka as edhe një të punësuar. Këto janë gjetjet e analizës së realizuar nga Transparency Internacional dhe Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit me titull “Vlerësimi i cenueshmërisë ndaj korrupsionit në politikat dhe procedurat e punësimit, me një fokus të veçantë në nepotizëm, kronizëm dhe klientelizëm”. Në këtë raport theksohet se ka numër të madh të problemeve nëpër ligje, të cilat mundësojnë praktika dhe procedura që gjatë punësimeve u japin më shumë përparësi personave të lidhur me grupe të caktuara ose parti politike në krahasim me kualitetin dhe profesionalizmin.  Sipas kryetares së Transparency International Maqedoni, Sllagjana Taseva, nga ky raport kanë dalë rreth 50 rekomandime dhe rreth 150 aktivitete që duhet të ndërmerren.

Kemi gjetur institucione jofunksionale, punësime të papërshtatshme nëpër institucione, varësisht prej nevojave të politikave disa kanë pesëfish numër më të madh të punëtorëve dhe numër të njejtë të banorëve ose nevojave. Kemi gjetur edhe institucione të cilat nuk kanë asnjë të punësuar. Pra ka shumë punë këtu për të cilat duhet të flitet , ajo që është më me rëndësi është se këto masa dhe aktivitetë janë udhëzime që duhet të zbatohen dhe ne të gjithë duhet t’i ndjekim se si do të zbatohen.” tha Kryetarja e “Transparency Internacional” Sllagjana Taseva.

 

Ndërsa kryetarja e Komisionit Shtetëor për Parandalimin e Korrupsionit Biljana Ivanovska, tha se janë analizuar 19 ligje që trajtojnë fushat e punësimit dhe janë gjetur pika të ndjeshme në këto zgjidhje ligjore. Ajo nënvizoi se do të dorëzojnë propozime tek institucionet që duhet të ndryshojnë materialet ligjore në fushat e tyre dhe presin që Kuvendi t’i votojë vendimet e përmirësuara ligjore.

Ashtu edhe ka filluar mandati ynë, me hapjen e 66 lëndëve të lidhura me nepotizëm. Dolën shumë dobësi sistematike, dolën shumë pika që tregojnë se rregullativa ligjore  është e ndjeshme. Analizuam thuajse 19 ligje që i trajtojnë fushat e punësimit dhe gjetjen e pikave të ndjeshme në këto zgjidhje ligjore. Rezultati I projektit duhet të çojë në ndryshime të vendimeve ligjore që do të çojnë në zgjedhjen  më të drejtë të njerëzve kualitativ në procesin e punësimit.” theksoi Kryetarja e KSHPK-së Biljana Ivanovska.

Këtë projekt  e ka mbështetur edhe ambasada e Holandës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia