close
EkonomiTop Lajme

TASHMË PAGESAT MBI 500 EURO KALOJNË NËPËRMJET BANKËS

Screenshot_5

MF: Politikë me tendencë të zvogëlojë ekonominë e zezë


Që nga 1 Qershori hyn në fuqi ligji për parandalimin e larjes së parave dhe terorrizmit financiar, ku qytetarët nuk do mund të paguajnë kesh më shumë se 500 euro dhe çdo sasi tjetër e parave mbi këtë vlerë duhet të kaloj përmes bankës. Kjo masë është thikë me dy teha e cila do të ndikoj në zbutjen e informalitetit, por dhe do të kufizoj bizneset shprehet ekonomisti Tahiri.

Ekonomia e zezë, terorrizmi financiar dhe larja e parave kanë qenë sfidat e kahmotëshme të ekonomisë në vend. Raportet e ndryshme ndërkombëtare tregojnë për nivelin e lartë të papunësisë, punën e padeklaruar në vend, pagat e feshura si dhe nivelin e arsimimt të cilët janë indikator kryesor në ekonominë e zezë apo ndryshe thënë ekonomi informale.

Ligji për parandalimin e larjes së parave krysisht ekonominë informale hyn në fuqi që nga 1 Qershori, ky sipas këtij ligji çdo pagesë mbi 500 euro nuk do mund të paguhet kesh por duhet të kaloj përmes bankës. Nga Ministria e Financave thonë se ky ligj ka për qëllim t’i detyrojë qytetarët të përdorin kartelat bankare dhe të paguajnë nëpërmjet bankës me qëllim që të parandalohet ekonomia informale.

Megjithatë si shihet kjo politikë nga perspektiva e bizneseve në kohën kur kjo sasi parash është me mija në vendet evropiane, profesori universitar Harun Tahiri shprehet:

Që nga fillimi i vitit pagesa e lejuar në para ishte deri në 1.000 euro, ndërsa më herët, nga qershori i vitit 2018, ishte e lejuar deri në 2.000 euro dhe tani është jo më shumë se 500 euro, prandaj në saj të këtij ndryshimi qytetarët shprehen:

Në raportin e Bankës botërore Maqedonia e Veriut radhitet e 10 në kushtet dhe udhëheqjen e biznesit edhe pse ajo vazhdon luftën me jodeklarimin e bizneseve si dhe mos deklarimin e pagave. Ky ligj stimulon përdorimin e kartelave bankare, pagesat në banka me qëllim të rritjes së transparencës dhe uljes së informaliteteve në vend. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia