close
Sport

TBILISI: FILLOJNË LOJËRAT OLIMPIKE EVROPIANE PËR TË RINJ

no thumb

Tbilisi i Gjeorgjisë nga data 26 korrik deri me 1 gusht të këtij viti është  nikoqire e edicionit të 13-të Festivali Veror Olimpik Evropian 2015 për të rinj .

Në këtë manifestim sportiv për të rinj në program janë këto sporte:   xhudo, tenis, gjimnastikë, çiklizëm, atletikë, not, volejboll, hendboll dhe basketboll.

Në këto Lojëra Olimpike  për të rinj  do të marrin pjesë mbi 3800 sportist  nga 50  shtete Evropiane

Infrastruktura sportive është me standarde më të  larta dhe  gjendet vetëm 30 minuta largë fshatit olimpik  ku do  akomodohen sportistët. Për herë të parë në  historikun e Festivalit Veror Olimpik Evropian 2015 për të rinj, të implementohet formati 6 ditorë i garave.

Delegacioni i Maqedonisë që krejtësishtë përkrahet nga Komiteti Olimpik do të prezantohet me katër  sportist dhe dy trajner në sportin e xhudos dhe notit. Udhëheqës i delegacionit është drejtori sportiv i Komitetit Olimpik të Maqedonisë Vlladimir Bogoevski. Ceremonia e hapjes solemne të Lojërave Olimpike Evropiane për të rinj bëhet të dielën. /SH.S/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia