close
BotaShowbiz

TË BUKUR DHE TË DASHURUAR, JLO DHE BEN AFFLECK VEZULLOJNË NË TAPETIN E KUQ

jlo

Ylli i njohur i kinematografisë, Ben Affleck, u shoqërua nga e dashura e tij, Jennifer Lopez, në premierën e filmit të ri “The Tender Bar” në Los Angeles. Çifti i njohur i shoëbizit shkëlqeu në paraqitjen e radhës publike, duke  rrëmbyer gjithë vëmendjen mediatike në këtë ngjarje të tapetit të kuq.

Ben dhe JLo dukeshin të dashuruar marrëzisht në njëri-tjetrin, teksa pozuan para fotografëve. Regjisori i filmit, George Clooney, nuk ishte i pranishëm në premierë, gjë që i mundësoi Affleck të tregojë se sa shumë e kishte ngacmuar miku i tij, gjatë xhirimeve të filmit.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin edhe aktorët tjerë të filmit, Tye Sheridan dhe Lily Rabe, të cilët patën shumë lëvdata për kolegët dhe filmin në përgjithësi. Filmi “The Tender Bar” sjell yllin hollivudian George Clooney në rolin e regjisorit. Ai rrëfen historinë e një të riu i cili dashurinë prindërore dhe udhëzimin për jetën, e gjen tek xhaxhai i tij Charlie i portretizuar nga miku dhe kolegu i Clooneyt, Ben Affleck.

“The Tender Bar” bazohet në librin me kujtime të autorit J.R. Moehringer dhe pritet të dalë në kinema nga 17 Dhjetori, para se të fillojë së transmetuari në platformën dixhitale “Amazon Prime”, më 7 Janar të vitit 2022.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia