close
Sport

TË DIELËN FILLON EDICIONI I 33-të KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS

Kupa e afrikes1

KUPA E AFRIKËS FILLON MË 9 JANAR DHE PËRFUNDON MË 6 SHKURT

 

Kupa e Kombeve të Afrikës këtë vit mbahet  në Kamerun dhe do të marrin pjesë 24 kombëtare nga kontinenti. Aktiviteti i këtij viti do të  zhvillohet në kushte me të vërtetë ekstreme, dhe jo vetëm për shkak të situatës me Covid-in por edhe  situates politike. Ndeshja hapëse e Kupës së Afrikës mes Kamerunit dhe Burkina Faso luhet të dielën me fillim në orën 17:00

 

Nga data 9 janar deri më 6 shkurt në vendin e luanëve në Kamerun do të mbahet  edicioni i 33-të i Kupës së Afrikës në futboll ku do të marrin pjesë gjithësej 24 kombëtare të ndara në gjashtë grupe dhe  do të luhet në gjashtë stadiume. Fillimisht, Kupa e Kombeve të Afrikës ishte planifikuar të gjatë periudhës  mes 11 qershorit dhe 9 korrikut të vitit  2021, por  me kërkesën zyrtare të autoritetve të Kamerunit drejtuar Federatës Afrikane të Futbollit që të zgjidhëte avancimin në datat 9 janar deri më 6 shkurt të këtij viti. Kështu që në marrëveshje të dy anshme CAF kishte vendosur që ky event i madh sportiv të fillon më 9 janar dhe të zgjat deri më 6 shkurt.

Si zakonisht në këto evente të mëdha të futbollit, vendi organizator hap zyrtyarisht edecionin e 33-të “Kupa e Afrikës 2021”. Kështuqë pas ceremonisë hapëse  ndeshja e parë është e Grupi A mes Kamerunit dhe Burkina Faso që fillon në orën 17:00, ndërsa në ndeshjen e dytë do të takohen Etiopia –Kepi i Gjelbërt. Kujtojmë se në 32 edicionet e kaluara fituese të Kupës së Afrikës kanë qenë: Egjipti me 7 tituj, Kameruni me 5, Gana me 6, Republika Demokratike e Kongos dhe Bregi i Fildishtë me nga 2,ndërsa nga një titull të fituar kanë Etiopia, Sudani, Kongo, Maroku, Afrika e Jugut, Tunizia dhe Zambia./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia