close
Showbiz

TË GJITHË SYTË NGA MET GALA

met

YJET SHKËLQEJNË NË NJË NGA NGJARJET MË TË MËDHA TË MODËS


Met Gala, një nga ngjarjet më të mëdha të modës, ka shtruar tapetin e kuq në Nju-Jork për disa nga të famshmit më të njohur të planetit. E mbajtur për të mbledhur fonde për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit, Gala kthehet pasi u vonua vitin e kaluar për shkak të pandemisë.Dhe megjithëse të ftuarit e tij të famshëm duhet të ndjekin rregullat e COVID-19, përfshirë mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, kjo nuk i ka ndaluar shumë që të shfrenojnë fantazinë me veshjet e tyre.Me pamje të guximshme, disa të thjeshta e të tjera të çuditshme, yjet parakaluan në tapetin e kuq duke na kujtuar disi normalitetin para pandemisë edhe pse maskat e rregullat strikte nuk munguan as këtu. Ndërsa prozhektorët u drejtuan me shumicë ndaj yjeve si J.Lo, Kim Kardashian, Kendall Jenner, Megan Fox apo Billie Eilish.

NEW YORK, NEW YORK – SEPTEMBER 13: Kim Kardashian attends The 2021 Met Gala Celebrating In America: A Lexicon Of Fashion at Metropolitan Museum of Art on September 13, 2021 in New York City. (Photo by Theo Wargo/Getty Images)Pjesë e mbrëmjes ishte edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, e cila u pa në këtë mbrëmje e shoqëruar nga i dashuri i saj, Taika Waititi. Rita dukej e mahnitshme në një veshje të markës “Prada” me stoli plotësuese diamanti, por është unaza në gishtin e saj të fejesës, që i bëri të gjithë t’i hedhin asaj një shikim të dytë.

Tema e kostumeve të këtij viti është “Në Amerikë: Një leksik i modës” dhe pamjet u frymëzuan nga gjithçka, nga ekskluziviteti i filmit Matrix te Statuja e Lirisë.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia