Të hënën do të bëhet dezinsektimi në qytetin e Tetovës

Komuna e Tetovës me njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Të nderuar qytetarë,

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Reklame
Komuna e Tetovës njofton se me datë 25.07.2022 (e Hënë), në zonën e qytetit të Tetovës do të bëhet dezinsektimi kundër mushkonjave dhe dëmtuesve tjerë. Dezinsektimi do të bëhet në orët e mbrëmjes, më saktë nga ora 23:30 deri në orët e para të mëngjesit.

Bëjmë apel tek bletarët që të marrin masat e nevojshme mbrojtëse, pra është e nevojshme që bletët të strehohen nëpër kosheret e tyre, të sigurojnë sasinë e nevojshme të ujit dhe të mos largohen nga kosheret e tyre për 5-6 orë pas spërkatjes së territorit.

Në rast të kushteve të pafavorshme klimatike (shi ose erë), dezinsektimi do të kryhet ditën e nesërme ose një ditë tjetër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share