close
Rajoni

Të hënën mblidhen dy qeveritë Shqipëri-Kosovë

bigstock-flags-of-kosovo-and-albania-pa-335344576-990×556-1-728×430

Nënshkruhen marrëveshje për infrastrukturën portuale dhe hekurudhore

Të hënën do të mbahet në Prishtinë mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Në këtë takim të tetë pritet firmosja e disa marrëveshjeve nga dy palët.

Sesioni i punimeve do të hapet rreth orës 11:15, ku dy kryeministrat Rama e Kurti do të mbajnë nga një fjalë dhe pas tyre anëtarët e kabineteve do të parashtrojnë marrëveshjet që do të nënshkruhen.

Ndërkohë, në Prishtinë gjithçka është gati sipas zëdhënësit të qeverisë së Kosovës, i cili zbulon çështjet ku palët angazhohen të bashkëpunojnë; si infrastruktura portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike, projekti i portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës-Prishtinë, si dhe Porti i thatë në Kosovë.

Një ditë përpara mbledhjes së dy qeverive, Kryeministri Rama i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, pritet të vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ky takim mes tyre vjen pas atij në Hagë, ku Rama e vizitoi Thaçin në qelitë e burgut të Haglendenit, në të cilin ndodhet prej dhjetorit të 2020-ës.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia