close
Top LajmeVendi

TË KRISHTERËT ORTODOKSË KREMTOJNË KRISHTLINDJET

mkd-536133

Z.Z STEFANI: KRIZA MORALE SHKAKTAR I TË GJITHA PROBLEMEVE


Shënimi qendror I Krishtlindjeve ortodokse është zhvilluar në Tempullin e Kishës “Shën Klimenti I Ohrit” në Shkup, kurse liturgjinë e ka udhëhequr arqipeshkvi maqedonas dhe I Ohrid z.z Stefani. Ai përmes një mesazhi ka përmendur sfidat me të cilët përballen qytetarët, duke veçuar krizën morale si një ndër shkaktarët kryesor të problemeve me të cilët përballen popujt.

z.z STEFANI – ARQIPESHKV I KOM-it

“Në këtë ditë të shpëtimit t`i përmendin edhe vitet e fundit të vështira të shkaktuara nga pandemia që tregoi se njeriu është shumë I vogël e shumë I pafuqishëm që ta kundërshtojë I vetëm. Të gjitha vështirësitë të njerëzimit bashkëkohor vijnë nga kriza morale dhe nga ajo lindin të gjitha keqkuptimet mes popujve dhe nga ajo dalin të gjitha problemet, me të cilët në përditshmëri përballet edhe ky brezi ynë”

Ndryshe sot në vendin tonë është festë shtetërore, kurse lëvizjet e qytetarëve janë vënë në minimum.

Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri, me të cilin, ditët e festave dhe e diela shpallet – ditë jo pune, duket se shumë veprimtari tregtare janë duke e respektuar këtë vendim.

Mbi 220 milionë njerëz në botë mendohet se janë pjesëtarë të Kishës së Krishterë Ortodokse. Sipas Kalendarit të vjetër Julian më 7 janar Krishtlindjet përveç në Maqedoninë e Veriut i festojnë edhe Rusët, Serbët, Ukrainasit, por edhe të krishterët ortodoksë në Gjeorgji, Kazakistan, Etiopi, koptët në Egjipt dhe të tjerë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia