close
Top LajmeVendi

TË MARTËN SEANCË E PËRBASHKËT QEVERITARE BULLGARI – RMV

18012022_PVRSM_Kovachevski_PVRB (2)

NË VIGJILJE TË SEANCËS NDËRQEVERITARE FORMOHEN GRUPET E PUNËS

Pas Maqedonisë së Veriut edhe Qeveria bullgare ka formuar ekipet e grupeve të përbashkëta të punës që paraprakisht ishin dakorduar nga Kryeministrat Kovaçevski dhe Petkov, në vigjilje të seancës së përbashkët të dy qeverive që është caktuar për të martën.

Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë thënë se janë gati për të udhëtuar në Sofje në seancën ndërqeveritare ku duhet të përgatitet plani me qëllime konkrete për gjashtë muajt e ardhshëm.

Sipas marrëveshjes midis Kryeministrave Kovaçevski dhe Petkov, do të ketë katër grupe ndërqeveritare të punës. Një për ekonominë, tregtinë dhe inovacionet, ekipi tjetër për infrastrukturë, transport dhe ndërlidhje, grupe pune për integrimin evropian dhe politika të gjelbërta dhe një grup tjetër për kulturë, shkencë dhe arsim. Bi bashkëkryesues të grupeve të punës janë emëruar Zv/Kryeministrat dhe Ministrat e resorëve përkatës.

Derisa Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të martën do të takohen në Sofje, në Bruksel do të takohen Ministrat për Cështje Evropiane në Këshillin e rregullt për Punë të Përgjithshme të BE-së. Se zgjerimi nuk do të jetë në rend dite, kanë konfirmuar nga presidenca francize, por megjithatë, Parisi dhe Berlini e kanë vlerësuar me notë positive qasjen e re në negociatat midis Shkupit dhe Sofjes./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia