Të mërkurën do të kryhet spërkatja kundër mushkonjave në Shkup

Qyteti i Shkupit njofton qytetarët se me datë 06.07.2022 (e mërkurë) në territorin e qytetit të Shkupit do të kryhet dezinsektimi nga ajri dhe toka kundër larvave të mushkonjave. Spërkatja do të bëhet sipas orarit të mëposhtëm:

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

1. Dezinsektimi nga ajri kundër larvave të mushkonjave do të kryhet më datë 06.07.2022 (e mërkurë), në orët e para të mëngjesit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

2. Dezinsektimi nga toka kundër larvave të mushkonjave do të kryhet më datë 06.07.2022 (e mërkurë), gjatë ditës.

Nëse kushtet atmosferike nuk lejojnë kryerjen e spërkatjes, dezinsektimi do të kryhet ditën e parë pasardhëse, kur kushtet atmosferike të jenë të favorshme, në të njëjtin orar.

Njoftohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share