close
Vendi

TË PREMTEN MBLIDHEN ORGANET PARTIAKE TË LSDM-së DHE ALTERNATIVËS

ZG

Të Premten, Zoran Zaevi, sipas paralajmërimeve do ta bëjë efektive dorëheqjen e tij, pas cka duhet të fillojë procesi I zgjedhjeve brendapartiake për zgjedhjen e liderit të ri të LSDM-së, që sipas Zaevit duhet të jetë edhe Kryeministër.

Sic u paralajmërua jozyrtarisht, një nga pretendentët për funksionin lider I socialdemokratëve përmendet Dimitar Kovaçevski I cili e shoqëroi Zaevin në takimin me Kryetarin e Alternativës, Afrim Gashin.

Sipas informacioneve, bashkëpartiakët e tij, do të përpiqen që sërish t`ia ndryshojnë mendjen Zaevit, posaçërisht për shkak të faktit se ende nuk ka një vendim nëse Alternativa do të hyjë në Qeveri.

Nga ana tjetër, të Premten, Afrim Gashi do ta njoftojë Kryesinë Qendrore për neociatat me Zaevin. Në mbledhje duhet të merret vendimi nëse Alternativa do t`i vazhdojë bisedimet për hyrje në Qeveri./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia