close
TeknologjiVendi

TË RINJTË SHQIPTARË DREJT MAJAVE TË SUKSESIT

969200B7-1876-4B75-B18A-53C33C2E36E9

VITI 2020 – VIT I KIMET JUSUFIT, PRANVERA HYSENIT, ARDIAN SHABANIT…


Presidenti Stevo Pendarovski, kohë më parë,  ndau çmimin “Rini e suksesshme”, tetë fituesve në kuadër të projektit të iniciuar për të inkurajuar punë shkencore, kërkimore dhe krijuese të të rinjve në vend. Shkencëtari i ri më i mirë në shkencat natyrore, matematikë dhe teknologji u shpall Kimet Jusufi, nga Gostivari fusha e kërkimit e të cilit është graviteti dhe mekanika kuantike. I ftuar në programin e mëngjesit Happy Day, Kimet Jusufi, krahas sfidave dhe arritjeve, si një ndër problematikat në vend e potencon mos zhvillimin e grupeve të punës.

KIMET JUSUFI – FIZIKANT

“Në përgjithësi, problemi qëndon se këtu në Maqedoni nuk ka edhe grupe pune, ta zëmw në fushën konkrete ku unë punoj. Edhe natyrisht nuk kemi edhe një lloj tradite në shkencë, shkencat fundamentale. Gjithmonë nuk ka patur fonde të mjaftueshme shtesë, shteti duhet të ndaje fonde të mjaftueshme në shkencat fundamentale sepse kjo përkthehet nesër në rezultate pak më të mira në arsim, për shembull do të dalin njerëz më të pwrgatitur e kështu me rradhë, pra do të jetë për të mirën e shtetit, kështy që natyrisht shteti duhet të mendojë në këtë aspect edhe duhet të ndaj ma tepër fonde.”

Nga ana tjetër, astronomja Pranvera Hyseni nga Kosova është duke I zhvilluar studimet për shkencat planetare në SHBA. Ndryshe, Hyseni është njëra ndër vajzat shqiptare që ka arritur të jetë pjesë e NASA-s, si dhe së fundmi një asteroid mban emrin e saj. Edhe pse studimet në Amerikë kanë qenë sfiduese, ajo prioritet e konsideron paraqitjen dinjitoze si shqiptare e Kosovës.

PRANVERA HYSENI – ASTRONOME

“Padyshim që gjuha është njëra prej arsyeve ndoshta më ngadalëson pak më tepër se sa një student që është lindë dhe është ritur në SHBA. Mirëpo të gjitha këto po munddohem do të thotë të ballafaqohem edhe më tani vetëm se ja kam filluar më kuptu pak a shumë sistemin si funksionon dhe deri më tani kam kalu mirë, kam marr rezultate të mira dhe jam shumë e kënaqur për këtë mundësi që e kam deri më tani. “

Ndërkohë, fituesi i çmimit presidencial për sukses të veçantë dhe afirmimin e përfshirjes për të rinjtë me aftësi të kufizuara është edhe Ardian Shabani, i cili është atlet aktiv në shoqatën “Jeta aktive” në Tetovë dhe anëtar i rregullt i Federatës Sportive të Maqedonisë së Veriut. Ardiani, marsin e kaluar,  fitoi medalje bronzi dhe argjendi në dy kategori të ndryshme në Lojërat Speciale Botërore në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara.

Kjo garë sic duket e ka entuziazmuar tejmase atletin më të mirë botëror Jusain Bolt I cili, atë kohë, e kishte shpërndarë videon në profilet e tij në rrjetet sociale. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia