close
Rajoni

TË SHTËNA ARMËSH, TRONDITET PRISHTINA

Screenshot_5

Një i vdekur e tre të plagosur, ka edhe të arrestuar


Një person është vrarë e tre të tjerë janë plagosur në Prishtinë. Policia ka arrestuar dy persona.

Këto të shtëna me armë kanë ndodhur në qendër të Prishtinës sot rreth orës 16.00.  Dyshohet se kësaj ngjarje i ka paraprirë një mosmarrëveshje në  mes pronarëve të tokave në të cilat është ndërtuar një kompleks banesor.

Policia ka arrestuar dy persona. Ndërsa sipas mjekëve kujdestar, gjendja e të plagosurve të tjerë është e rëndë. Policia nuk ka dhënë detaje të tjera duke thënë se janë duke hetuar rastin. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia