Të shtunën spektakli “SHËN TEREZA – shqiptarja e gjithë botës” në Klan Macedonia

Ansambli kombëtar i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV në bashkëpunim me “Guga- Production” , “KLAN- plus” dhe “KLAN-Macedonia” me datë 25 Qershor, në ora: 20:30 sjell spektaklin “SHËN TEREZA- shqiptarja e gjithë botës”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Spektakli do të mbahet në Shkup në Teatrin e Operës dhe Baletit, nëdrsa në skenë do të sjellë artistë me renome si Kastriot Tusha, sopranoja Ardita Meni, dhe shumë figura të tjera.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Spektakli “SHËN TEREZA- shqiptarja e gjithë botës”, ideuar nga producenti Sokol Guga, me një skenografi gjigande nga Bashkim Zahaj, nën organizimin e Ansamblit shtetëror me drejtor, Shkodran Tolaj dhe kujdesin e veçantë të zv. Kryeministrit Artan Grubi do të sjellë figura të shquara të kulturës, politikës, shkencës, diplomacisë aktuale nga rajoni e diaspora.

Ansambli shqiptar do të ketë nderin të paraqitet me program të përzgjedhur artistik në këtë spektakël të përmasave të mëdha televizive./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share