close
Kulture

TEATRI I TETOVËS VË NË SKENË “BIDERMANI DHE ZJARRVËNËSIT”

Screenshot_8

Për herë të parë shfaqja “Bidermani dhe Zjarrvënësit” me regji të Mehmet Xhelili nga autori zviceran Maks Frish do të vendoset në skenën e teatrit tetovar. Në rolet kryesore do të luajnë aktorë të teatrit të Tetovës. Regjisori Mehmet Xhelili shprehet qe kjo shfaqje do jetë një ngjarje shumë e rëndësishme në qytet përtej jetës kulturore.

“Bidermani dhe zjarrvënësit” një shfaqje shumëdimensionale përcjell mesazhe shumë të forta rreth marrëdhënies komplekse me të keqen, tolerancën, kompromisin, hipokrizinë, por mbi të gjitha besimin e dhënë dhe të keqpërdorur shprehet regjisori Xhelili. /Artina Zeqiri/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia