close
Teknologji

TEKNOLOGJI: ROBOTI QË ZËVENDËSON PUNËN E NJERIUT

farmbot

FarmBot, një emër që me siguri nuk e kemi dëgjuar deri më tani. Bëhet fjal për një robot i cili mund të zëvendësoj njeriun në bujqësi sepse ky robot merret me kultivimin e perimeve po në të njëjtën kohë mund edhe t’i mirëmbaj terrenet e gjelbërta.

Ky robot është konstruktuar për të kultivuar perimet, por me sipërfaqe më të vogla siç janë, bie fjala, kopshtet apo sipërfaqet e gjelbëruara në pullazet e shtëpive.

Prodhuesit e këtij roboti thonë se njeriu mund të drejtoj me të duke shfrytëzuar aplikacionet mobile, madje edhe duke i folur apo duke e udhëzuar se ku dëshiron të kultivojë bimë të caktuara.

Ky robot do të hedhë farën, do të ujisë me sasi të nevojshme të ujit, do të masë lagështin e tokës dhe mbi të gjitha do të gjurmojë dhe do ti shkul kullosat e këqija. Ky FarmRobot punon në parimin e ashtuquajtur teknikisht resurs teknologjik i hapur gjë që i mundëson poseduesit që t’i ndryshoj urdhërat që ja jep edhe madje edhe t’i zëvendësoj pjesë të caktuara të tij. Pritet që ky robot të paraqitet në treg vitin e ardhshëm. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia