close
Showbiz

Telashet për Shakirën s’kanë të ndalur

shakira-super-bowl-54-2020-getty-20080186

Mund të përfundojë në burg nëse vërtetohet akuza e evazionit fiskal

Këngëtaren kolumbiane, Shakira, e ndjekin sërish problemet, mediat bëjnë me dije se ajo akuzohet për evazion fiskal dhe mund të përballet me një dënim të mundshëm me burg nëse nuk arrihet një zgjidhje.

Ylli kolumbian po kalon një ndarje nga partneri, futbollisti Gerard Pique dhe ajo gjithashtu duhet të përballet me shëndetin e dobët të babait të saj të moshuar.

Këngëtarja po hetohet për mashtrim të mundshëm tatimor nga autoritetet spanjolle, të cilat dyshojnë se ajo mund t’i detyrohet shtetit spanjoll më shumë se 14 milionë Euro taksa të papaguara.

Çështja lidhet me një periudhë gati trevjeçare midis viteve 2012 dhe 2014 kur këngëtarja mendohej se kishte kaluar shumicën e kohës në Spanjë. Mësohet se Shakira ka udhëzuar avokatët e saj që të përpiqen të arrijnë një marrëveshje me autoritetet që do të shmangte skandalin e çështjes duke shkuar në gjykatë.

Nëse do të arrinte në gjykatë, një dënim me burg mund të ishte në tryezën e diskutimit.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia