Temperaturat e larta, autobusë pa kondicioner

QYTEATRËT TË REVOLUAR: SHOFERËT NUK E LËSHOJNË KONDICIONERIN

Kjo ishte mënyra që udhëtarët kanë zgjedhur për tu ajrosur teksa po udhëtojnë me autobusat publik në qytetin e Shkupit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Jemi në autobusin me numër 45, ajo të cilën e pamë është se edhe ky autobus nuk ka klimë”.

Hypem edhe në disa autobusa tjerë për të parë, por gjendja ishte e njejta.

“Edhe në autobusin me numër 19, ajo që mund të shohim është i nxehti i cili ka kapluar këtë autobus duke mos pasur klimë”.

“Jemi në autobusin 47, ajo që mund të shihni është mënyra sesi e ka zgjedhur shoferi duke mos pasur klim për tu ajrosur autobusi”.

Qytetarët të cilët takuam duke pritur autobus thonë që edhe nëpër ato autobusat të cilët kanë klimë shoferët zgjedhin të mos i lëshojnë.

“Dikush ka dikush nuk ka”,

“Por ka edhe autobusë që nuk ka klimë aspak mvaret”, tha një qytetar.

“  autobusin me numër 20. A Ka klimë në autobus?

“Asesi, në autobusat privat nuk ka. Në autobusat tjera? Tjerët nuk i lëshojnë edhe nëse ka klimë nuk e lëshojnë”, tha një qytetar.

 Vendi tash e disa ditë është në pikun e temperaturave përvëluese, ndërsa Qeveria në këtë drejtim ka miratuar disa rekomandime që mbrojnë qytetarët nga temperatruat e larta./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share