close
Rajoni

TENIS: FEDERER VAZHDON SIPAS PARASHIKIMEVE

Federer

Madison Keys eliminon ukrainasen Elina Svitolina


 

Roger Federer vazhdon paraqitjen e mirë në grand slemin e US Open, duke siguruar një biletë për në çerekfinalet e këtij turneu. Numri 3 në botë mposhti sot 3-0 (6-4, 6-2, 7-5) gjermanin Philipp Kohlschreiber, në një ndeshje të dominuar nga zvicerani. Një fitore e merituar nga Federer, që tregoi një formë të mirë ndaj një rivali të fortë, duke siguruar kualifikimin mes tetë tenistëve më të mirë. Përballë tij në çerekfinale do të jetë argjentinasi Juan Martin Del Potro, që mposhti 3-2 austriakun Dominic Thiem, në një sfidë maratonë. Fitore me përmbysje e argjentinasit, që besoi te fitorja dhe u kualifikua me meritë.

Surprizë të meshkujt eliminimi i belgut David Goffin, numri 9 në botë, që u mund nga rusi Andrey Rublev (7-5, 7-6, 6-3), ndeshje me rivalitet në dy setet e para. Te femrat, dy teniste amerikane kanë siguruar sot kualifikimin për në çerekfinale. Madison Keys mposhti 2-1 ukrainasen Elina Svitolina, numrin 4 në botë dhe që ishte favorite për fitimin e këtij turneu. Një ndeshje me rivalitet, por edhe me luhatje të lojës të të dyja tenisteve, por në fund Keys e meritoi fitoren. Fiton edhe tenistja tjetër amerikane Coco Vandeweghe, që eliminoi çeken Lucie Safarova, duke fituar 2-0. Ajo është çerekfinalistja e fundit e këtij turneu, që do të vijojë nesër. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia