close
Sport

TENIS: GJOKOVIQ KRAHAS TROFEUT FITOI EDHE 2,613,400 EURO

Tenis finale

Novak Gjokoviq u imponua si protagonisti kryesor i edicionit të 133 të turneut të famshëm të tenisit, “Wimbledon”, në finalen e të cilit, serbi mposhti pas një ndeshje maratonë, yllin veteran të këtij sporti, Roger Federer

Një sukses gjigant që i shkon përshtat edhe një shpërblim stratosferik. Kështu mësohet nga “AS” se mes miliona eurove që organizatorët shpërndajnë në total mes çmimesh, 11% më shumë se në edicionin e kaluar, Gjokoviq përfiton plot 2,613,400 euro.

Ndërkohë, finalisti Roger Federer ka arkëtuar 1,310,900 euro, po aq sa Simona Halep që u shpall kampione për femrat, pasi mundi në finale legjendaren Serena Williams. Gjysmëfinalistët Rafael Nadal dhe Roberto Bautista përfituan respektivisht nga 653,000 euro.

“Wimbledon” është turneu i dytë që akordon më shumë çmime dhe shpërblime monetare, i renditur pas “US Open”, dhe para “Australian Open” e “Roland Garros”. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia