close
Sport

Tenis: Kanadaja u mbyll derën tenistëve të pavaksinuar

montrral

Mastersi në Montreal (meshkujt) dhe Toronto (femrat) fillon më 5 gusht

Pandemia Covid-19 dhe varianti Omicron 5 vijon të trembë organizatorët e turneve Masters të Montreal (meshkuj) dhe Toronto (femra) që do të nisin më 5 gusht në Kanada. Për këtë arsye, masat anti-Covid që janë marrë janë tepër të ashpra në këtë vend dhe përjashtim nuk bën as tenisi.

Autoritetet vendore kanë vendosur të mos lejojnë asnjë person të marrë pjesë në këto turne në rast se nukështë i vaksinuar. Jo vetëm kaq, por si masë shtesë do të jetë kryerja e një tampon për çdo person në aeroport. Gjithçka, për të bllokuar që në start ndonjë infektim të mundshëm.

Vendimi është marrë orët e fundit nga qeveria, si masë shtesë për këto dy turne Masters dhe ata që do të dalin pozitivë do të qëndrojnë 10 ditë në izolim. Kjo masë mund të ndikojë te tenistët, që janë ndoshta të infektuar por pa simtoma dhe në tamponin që kryejnë në aeroport dalin pozitivë.

Për këtë arsye, u është kërkuar tenistëve që të kryejnë teste para se të nisen nga vendet e tyre.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia