close
Sport

TENIS: NADAL DHE PLISKOVA FITOJNË NË ROMË

Nadal

Gjokoviq vazhdon kryeson ATP listën


Tenisti spanjoll Rafael Nadal fitoi turneun Masters të Romës, pas triumfit 2-1 në sete në finale ndaj Novak Gjokoviq. Një përballje mes dy më të mirëve në botën e tenistit.  Për Nadal ishte ky trofeu i nëntë në karrierë që e fiton trofeun.

Ai që triumfoi ishte Nadal, tofeu i 34 në karrierë, ndërsa i nëntë në Masters të Romës. Duhet theksuar se triumfi në Romë është trofeu i parë për Rafael Nadal në vitin 2019. Përkundër disfatës në finalen e Romës, Gjokoviq vazhdon të kryesoj listën e ATP-së me 4.410 pikë më shumë se Nadali, duke mbajtur vendin e parë me 12.335 pikë. Roxher Federer qëndron në vendin e tretë, duke lënë pas Dominik Tiem, Aleksandar Zverevin.

Në kategorinë e femrave në Mastersin e Romës fituese doli tenistja çeke Karolina Pliskova, e cila mundi 2-0 në sete britaniken Johanna Konta. Ky është turneu i dytë i fituar nga Pliskova për këtë vit, turneu Masters i parë në karrierë për të. Falë këtij triumfi, Pliskova ngjitet në vendin e dytë të renditjes botërore. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia