close
Sport

TENIS: NAOMI OSAKA KONFIRMON PJESËMARRJEN NË AUSTRALIAN OPEN

Naomi Osaka 1

OSAKA: JAM GATI PËR T’U RIKTHYER NË FUSHË


Tenistja japoneze Naomi Osaka, ish-numri 1 në botë për femra dhe kampione në fuqi e grand slam të Australian Open (e ka fituar 2 herë këtë turne), ka konfirmuar sot pjesëmarrjen në turneun e parë të madh të vitit 2022 që zhvillohet në Melburn. Duket se Osaka e ka kaluar krizën (probleme psikologjike) që pati në mesin e vitit të kaluar dhe tashmë është gati për t’u rikthyer në fushë.

 

Ajo ka postuar një foto në rrjetet sociale ku duket në avion, me destinacion Australinë. “Ka ardhur koha të ndërroj faqe dhe jam gati për t’u rikthyer në fushë. Jam kampione në fuqi në Melburn dhe synoj të mbroj atë titull”, tha Naomi Osaka (aktualisht numri 5 në botë), që tri muajt e fundit nuk ka marrë pjesë në asnjë turne. Ajo ka gjetur motivimin e duhur për t’u rikthyer në fushë. /Klanmacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia