AI KA BARAZUAR REKORDIN ME ROXHER FEDERER
Java që sapo ka nisur dhe ajo që do nisë pas 7 ditësh do të shkruajnë historinë e tenisit. Tenisti serb Novak Gjokoviq, që sot ka hyrë zyrtarisht në javën numër 310 në krye të renditjes botërore, duke barazuar rekordin e Roger Federer.
Dhe, pas 7 ditësh, tenisti serb do të vendosë rekordin e ri me 311 javë në majë. Turnetë e zhvilluar javën e kaluar nuk e kanë ndryshuar renditjen botërore dhe kjo gjë nuk do të ndodhë as këtë javë që sapo ka nisur, me Gjokoviq që do të qëndrojë në majë.
Gjokoviq, 33-vjeç, barazon kështu një rekord që dukej i vështirë të arrihej, por suksesi në Australian Open para 10 ditësh e ka konfirmuar si më të mirin. “Arritja e këtij objektivi më qetëson, pasi tani mund të fokusohem 100% në turnetë grand slam”, tha serbi. /KlanMacedonia