close
Sport

TENIS: PREMIO REKORD PËR US OPEN 2021

A3DE960F-AF03-4F2F-AFE7-39572221BD55

NË TOTAL DO TË JENË 57.5 MILIONË DOLLARË SHPËRBLIME


Organizatorët e turneut prestigjios të tenisit grand slam të US Open kanë njoftuar  gjatë ditës së sotme, katër ditë para fillimit të turneut në Nju Jork (30 gusht-12 shtator) se për tensitët pjesëmarrës do të ofrojnë premio record në total do të jenë 57.5 milionë dollarë shpërblime, duke thyer rekordin e vitit 2019  kur   shpërblimet ishin 57.2 milionë dollarë.

Premio do të jenë njëjta si për meshkujt ashtu dhe për femrat, për çdo  raund. Por pavarësisht kësaj, fituesit e US Open do të marrin më pak parà krahasuar me  vitin e kaluar. Premio e tyre do të zbresë nga 3 milionë dollarë në 2.5 milionë, ndërsa finalisti do të arkëtojë 1.25 milionë dollarë. Ata të cilët do të përfitojnë më shumë të ardhura janë tenistët që eliminohen në raundet e para.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia