Tenis: Serena Williams zbulon të ardhmen, merr vendimin për US Open

Tenistja amerikane Serena Williams ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në grand slam të US Open, që nis më 29 gusht në Nju Jork. 40-vjeçarja u rikthye në fushë në qershor të këtij viti pas një mungese të gjatë dhe ka vendosur të mos tërhiqet. Ajo ka triumfuar 6 herë në karrierën e saj në US Open.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Më herët, motra e vogël Williams do të luajë edhe në turneun e Master të Montrealit, që nis pas dy javësh në Kanada. “Nuk do të tërhiqem, thjesht kisha nevojë për t’u relaksuar e rikuperuar si nga ana fizike ashtu dhe ajo psikologjike”, tha Serena Williams.

“US Open është turneu i shtëpisë dhe dua të paraqitem mirë. Jam shumë e motivuar për të arritur një rezultat të mirë. Këtu kam fituar trofeun e parë në një grand slam (1999) dhe do të ishte e jashtëzakonshme të fitoja një tjetër në këtë moshë”, tha tenistja amerikane.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share