close
Sport

Tenis: Shapovalov eliminon Nadalin nga turneu i Romës

tenis (1)

Gjokoviq kualifikohet në çerekfinale

 

Tenisti spanjoll Rafael Nadal është eliminuar nga turneu Masters i Romës, pas humbjes 2-1 ndaj kanadezit Denis Shapovalov (1-6, 7-5, 6-2). Një humbje e papritur e fituesit të 21 grand slam, që e nisi mirë ndeshjen, por më pas u dorëzua përballë kanadezit.

Nadal nuk është eliminuar kaq  shpejt  nga  një turne Masters  që nga viti  2008. Edhepse  ai  kësaj radhe  pati një problem në këmbë, që nuk e lejoi  të japë atë që pritej. Një dëmtim që sjell ankthin te spanjolli në prag të Roland Garros.

Gjithsesi, Nadal u shpreh pas humbjes se nuk është dëmtuar dhe se bëhet fjalë për një dëmtim kronik. “Nuk jam dëmtuar. Jam një lojtar që jetoj me një dëmtim kronik. Ka disa ditë që dhimbja po më shqetëson në stërvitje. Kjo është jeta”, tha Nadal.

Novak Gjokoviq është kualifikuar në çerekfinale pas fitores  kundër Stanislas Wawrinka  me rezultatin 2-0  në sete 6-2 dhe 6-2.  Kualifikim në çerekfinale kanë siguruar edhe gjermani Alexandër Zverev e greku Stfanos Tsitsipas.

 

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia