close
Sport

TENIS: SURPRIZA TË MËDHA NË GRAND SLAM-IN E US OPEN

AF6C474A-28B1-4A02-B21F-D8408307DB57

ELIMONOIHEN TSITSIPAS, RUBLEV, OSAKA, HALEP, MUGURUZA


Në Nju Jork, kanë nisur takimet e raundit të tretë të grand slam të US Open për meshkuj dhe femra në tenis, ku  ka  nisur  edhe  surprizat e para në të dyja kategoritë .

Në kategorinë e meshkujve numri 3 në botë, një nga favoritët për fitimin e këtij turneu, greku Stefanos Tsitsipas, është eliminuar që në raundin e tretë nga  spanjolli Carlos Alcaraz  2-3 në sete.  

Nuk zhgënjen numri 2 në botë, rusi Daniil Medvedev, që fitoi 3-0 në sete  ndaj spanjollit Pablo Andujar, duke avancuar në raundin e katërt. Kualifikim në raundin e katërt  ka siguruar edhe  amerikani Frances Tiafoe, që mundi 3-2 rusin Andrey Rublev. Kuqlifikim  ka siguruar edhe  kanadezi Felix-auger Aliassime, gjermani Peter Gojowczyk, argjentinasi Diego Schwartzman e britaniku Daniel Evans.

Në kategorinë e femrave Ish-numri 1 në botë, tenistja spanjolle Garbine Muguruza, fitoi 2-1 në sete ndaj bjelloruses Victoria Azarenka. Në raundin e tretë shkon edhe tenistja rumune Simona Halep, që mposhti po 2-1 Elena Rybakina nga Kazakistani.

Surpriza më e madhe e ditës së sotme është eliminimi i tenistes japoneze Naomi Osaka, numri 3 në botë, e cila  humbi nga  tenistja kanadeze Leyla Fernandez 2-1 në sete.

Tenistet e tjera që kanë siguruar kualifikim në raundin e tretë janë Angelique Kerber nga Gjermania,Aryna Sabalenka  nga Bjellorusia, Elina Svitolina nga Ukraina dhe Barbora Krejcikova nga Çekia ./ KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia