close
Rajoni

TENISTËT SERBË PROVOKOJNË ME KOSOVËN  

Screenshot_7

“Kudo të shkoj tek ti kthehem përsëri, kush të ma grabisë nga shpirti im Kosovën – kështu thuhet mes tjerash në këngën që tenistët serbë e këndojnë pas triumfit ndaj Spanjës në Kupën e ATP-së. Është një selfi e tenistit serb Novak Gjokoviq e shpërndarë përmes Tuiterit.

Kjo nuk ka kaluar pa reagime nga ana e Prishtinës. Përfaqësuesi i Kosovës në Bullgari Edon Cana përmes Tuitterit ka komentuar mënyrën e kremtimit të tenistëve serb, veçanërisht duke apostrofuar Novak Gjokoviqin.

“Pas marshit ushtarak, vazhdojnë me Kosovën. Mund të jesh fitues i ATP-së, por mbetesh primitiv, i prapambetur dhe një nacionalist i rëndomtë ballkanik. Nuk është e rastit që Novak Gjokoviqi në historinë e tenisit, është kampioni që më së paku duhet” – ka shkruar Cana.

Ka reaguar Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe Marko Gjuriq. “Gjokoviqit që rrjedh nga Kosova dëshirojnë t`ia ndalojnë të krenohet me prejardhjen e tij, vetëm se është serb. Urrejtja ndaj sportistit që nuk njeh shovinizmin dhe kufijtë mes njerëzve zbulon karakterin e vërtetë të atyre që ankohen” – ka shkruar Gjuriq në Tuiter.

Të rikujtojmë se Serbia u bë fituesja e parë e Kupës ATP duke mposhtur në finale Spanjën. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia